5.5 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Abdixhiku uron qytetarët e vendit, me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, uron qytetarët e vendit, me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Sot, shteti ynë i ri, i mbushë 15 vjet.

17 Shkurti ynë është kulmim i përpjekjes së gjeneratave të tëra për liri, për pavarësi e për demokraci. Është arritja më e madhe e jona pas një rrugëtimi sa krenar aq dhe të dhimbshëm.

 Sot, kujtojmë Atin Themeltar të Republikës së Kosovës, Presidentin Ibrahim Rugova, prirja e të cilit ishte udhërrëfim drejt shtetësisë. Kujtojmë sakrificën e Jasharajve e gjithë heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të rënë në altarin e lirisë. Kujtojmë dhe përpjekjen tonë kolektive, atë të qëndresës e guximit, me të cilën përpjekje do të mburren gjeneratat që vijnë. Kujtojmë në veçanti, miqtë tanë që na u gjinden në krah në orët më të vështira. Shtëpia, së fundi, nuk mbahet pa miq.

 Të 15 vitet e fundit ishin me plot sfida, siç ishin edhe me arritje të jashtëzakonshme. Ndonëse kjo rrugë s’ishte fare e lehtë, atë e bëmë sepse ishim të nxitur nga dashuria për vendin e këmbëngulësia për të ardhmen tonë e të gjeneratave që vijnë. Të mirët tanë lartnuan shtetin, të drejtit i dhanë shkëlqimin e përditshëm. Të gjithë bashkë i bëmë vendin – të barabartë mes popujve të lirë.

 Kjo ëndërr e ky rrugëtim duhet të vazhdojë me po aq përkushtim. Sepse ky rrugëtim s’ka kthim mbrapa. Sepse Kosova, atdheu ynë, është i përhershëm. Sepse Republika është e pavdekshme.

 Urime dita e pavarësisë Kosovë!

Të paqim përgjithmonë!”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit