0.2 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Abdixhiku uron Bajramin: Shëndet, begati e plot gëzime për ju e familjet tuaja!

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me rastin e Fitër Bajramit, ka uruar besimtarët myslimanë.

Abdixhiku, mes tjerash theksoi që sakrifica, solidariteti e kujdesi ndaj njëri-tjetrit, të na shoqërojnë në secilën sjellje tonën, njofton Klankosova.tv.

“Të dashur besimtarë, Me fat festa e Bajramit! Shëndet, begati e plot gëzime për ju e familjet tuaja!”, shkroi Abdixhiku.

“Le të shpresojmë që lutjet, veprat e mira e sakrifica gjatë muajit të Ramazanit të jenë pranuar nga Krijuesi; e le të punojmë që vlerat e mësuara gjatë muajit të shenjtë e vet festës së Bajramit, të jenë vlera të përditshmërisë sonë”.

“Që sakrifica, solidariteti e kujdesi ndaj njëri-tjetrit, të na shoqërojnë në secilën sjellje tonën. Që lidhjet me familjen, miqtë e gjithë atdheun, të na drejtojnë si synim i ecjes sonë të përditshme. Gëzuar!”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit