Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpërndarë një video nga punët që tha se po bëhen në Istog, komunën e udhëhequr nga zyrtari i kësaj partie, Ilir Ferati.
Abdixhiku shkroi se atje po ndërtohet një rrugë e re prej afro 20 kilometrash, të cilën e ka quajtur “një koridor të ri turizmi”.
“Mirëmëngjesi nga Istogu! Nga Bjeshka e Moknës dhe rruga e re prej 19.1 kilometrave që po ndërtohet aty. Një koridor i ri turizmi, një model konkret i punës që vërtetë ka rëndësi!”, shkroi Abdixhiku në Facebook.