5.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Abdixhiku thotë se ndryshimi po vjen: Vende pune e paga të dinjitetshme

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka bërë që mësuesit kosovarë të ndjehen të nëpërkëmbur.

Ai ka postuar një video në profilin e tij në Facebook, duke ndarë rrëfimin e një mësueseje nga Fushë Kosova.

“Ky është zëri i Diana Mehmetit, mësuese në Fushë Kosovë e nënë e dy fëmijëve. Paga e saj është e pamjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet mujore të gjërave më bazike, ndërsa bashkëshorti i saj është detyruar të migrojë e të punojë jashtë vendit për ta mundësuar mirëqenien e familjes”, ka shkruar ai.

“Kjo është Kosova e kësaj qeverie – me mësues që ndjehen të nëpërkëmbur, dhe me familje të ndara sepse duhet të bëjnë zgjidhje të dhimbshme për t’ua siguruar fëmijëve të ardhmen”, ka shkruar Abdixhiku.

Sipas tij, kjo gjendje s’mund të vazhdojë më.

Abdixhiku ka ripërsëritur zotimin se pagat do të rriten qysh në javën e parë të Qeverisë të udhëhequr nga LDK.

“Ndryshimi është i domosdoshëm! Është koha të ofrojmë një shtet e një qeveri që kujdeset për mësuesit e kujdeset për qytetarët e vendit. Koeficienti 150 – që në javën e parë – është zgjidhja! Vende pune e paga të dinjitetshme është përgjigja ime dhe ekipit tim të Lidhjes Demokratike! Bëhu ndryshimi”, ka shkruar kryetari i LDK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit