4.2 C
New York
Wednesday, April 2, 2025

Buy now

Abdixhiku thotë se LDK-ja po sulmohet “në sinkron”: S’janë mësuar të na shohin kështu

- Advertisement -

Publikimi i bisedave nga Reporteri, të shkëmbyera në grupin e “Viber”-it mes anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku anëtarë të partisë pretendojnë për manipulime të procesit zgjedhor në rastin e votave të diasporës, duke kërkuar madje të cilësohet si “skemë kriminale”, shkaktoi tronditje në opinion.

Bisedave të publikuara dhe reagimeve më pas iu përgjigj kreu i partisë, Lumir Abdixhiku, i cili tha se “LDK po sulmohet”.

Sipas tij, sulmet ndaj LDK-së po vijnë të sinkronizuara, duke thënë se ato kanë për qëllim dobësimin e partisë së tij.

Madje, Abdixhiku tha se në sulme “janë bërë bashkë kundërshtarët e rinj e të vjetër të Lidhjes.”

Reagimi i plotë:

Sulmet e sinkronizuara ndaj LDK-së, të nisura që nga përfundimi i zgjedhjeve, nuk janë as të rastësishme e as të paqëllimshme. Ato rikulmuan dhe sonte, në sinkron!

Janë sulme që për target pështyme kanë, merreni me mend, partinë e vendit të tretë. Ne, sërish, për të satën herë nga vendi i tretë – siç na kujtojnë këta si të parëdësishëm – jemi fajtorët kryesorë për secilën gjë në këtë vend. Në këto sulme të paramenduara e në sinkron, janë bërë bashkë kundërshtarët e rinj e të vjetër të Lidhjes; dhe gjithë ata që ndjejnë se kanë humbur hapin me hapjen e madhe që në LDK ka ndodhë, po ndodhë dhe do të ndodhë.

Nga njëra anë, nga njëra palë, na thuhet se jemi të kapur nga bizneset oligarke, prandaj s’kemi nga t’ia mbajmë. Ani pse ja që po ja mbajmë! Për veten dhe gjithë ata mbështetës tanë. Zëri i tyre është i vetmi që sot na drejton!

Nga ana tjetër, nga pala tjetër, na thuhet se jemi shërbëtorë të pushtetit, prandaj dhe po i lëmë të qeverisin. Ani pse, nuk shkojmë me ta, s’flasim me ta, s’bashkëpunojmë me ta!

E vërteta është e thjeshtë. Krejt e thjeshtë dhe e drejtë! LDK po qëndron për veten; dhe nëpërmjet vetes dhe për Republikën. E sepse po qëndron si e tillë, edhe po sulmohet nga të tjerët.

S’janë mësuar të na shohin kështu.

Nuk e pranojnë kështu!

Prandaj janë bashkë si një kundër LDK-së!

Duan ta thyejnë, ta ligin, ta bëjnë të dorëzohet, dhe kështu nënshtrohet!

Rrini të qetë.

Nuk do të ndodhë!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit