0.1 C
New York
Tuesday, December 16, 2025

Buy now

Abdixhiku thotë se gjuha e “zbutur” e VV-së është “taktizim elektoral”

- Advertisement -

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se polarizimi shoqëror mbetet një nga kërcënimet kryesore për jetën politike dhe shoqërore në Kosovë.

Duke folur për diskursin politik të viteve të fundit, Abdixhiku tha se çështjen e polarizimit e kishte ngritur që në vitin 2023, duke e konsideruar atë si një rrezik serioz për kohezionin shoqëror.

Sipas tij, zbutja e gjuhës nga ana e kreut të VV-së është vetëm taktizim elektoral.

“Nuk e di a është reflektim a është taktizim elektoral. Por, e di që një gjë që në 2023 edhe në këtë studio e kam parashtruar çështjen e polarizimit shoqëror, e cila më pas ishte përkthyer në platformë të programin rruga e re. LDK0ja besonte që në të drejtim po shkon, më gjuhën kishte diskursi politik që ishte i pakuptueshëm por jo i paqëllimshëm ne e shihnim polarizimin si kërcënimin kryesor të jetës shoqërore. Tash me iu thënë të drejtën me kalimin e kohës, ky polarizimin u bë edhe test i amnistimit të një gjuhë të vrazhdë në Kosovë. Ose mbajtjes përgjegjës të atyre që e ushqejnë këtë gjuhë…

Me vjen mirë që kemi arrit pa dashtë të shtrojë arrogancë, me shumë kujdes, të nisim emancipim e skenës politike, si i vetmi solucion në Kosovë. Sepse nuk ka kurrfarë logjike me dal me i thënë një partie politike ‘ti je me Serbinë, Vuçiq po të don ty, ti po don me kthy Serbinë në Kosovë’. Dhe ky me qenë instrument politik, sepse nuk është vetëm deklarativ, nuk është incident i një ngjarje. Është koncept politik, i shtruar i përsëritur…”, ka thënë Abdixhiku.

Të ngjashme

Të fundit