Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkruar në Facebook në lidhje me rritjen e tarifave të energjisë elektrike, pas ankesave të shmëta nga qyetarët për fatura të larta.
Abdixhiku ka thënë se tarifat u rritën tri herë brenda tri vjetëve, e se paaftësia kushton.
Postimi i plotë:
Tarifat e energjisë elektrike, herën e fundit, janë rritur nga prilli i këtij viti. Para kësaj, ishin rritur edhe dy herë të tjera. Pra gjithsejtë 3 herë për 3 vjet. Gjendja e tanishme është produkt i mosnjohjes së realitetit qytetar në vend. Siç dhe thoshin vet, ‘qytetarët po shpenzojnë shumë sepse rryma është e lirë’.
Do të gjejnë arsyetime; do të ju mbushin me ankesa, nga privatizimi e deri tek luftërat nëpër botë, por e vërteta e vetme është si më poshtë. Paaftësia kushton! Shiheni vet.