23.7 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Abdixhiku takon Zhegrovën

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovën. Ata janë takuar në Paris dhe futbollisti i Lille ia ka dhuruar edhe një fanellë të parit të partisë opozitare. 

“I nderuar shumë nga pritja e Edon Zhegrovës sonte në Paris; një djalë i jashtëzakonshëm. Mora dhe një dhuratë të çmueshme nga ai. Paraqitjet e tij në Lille këtë vit janë impresive. Rafael Leao, Victor Osimhen, Eden Hazard, Gabriel Magalhaes e Mike Maignan – të gjithë këta e të tjerë plot, kanë shpërthyer në skenën botërore pikërisht nga klubi i tanishëm i tij. Edoni është mu në këtë trajektore tani. E ardhmja e tij është e ndritshme. E ardhmja e Kosovës është e sigurtë me të. Të faleminderit për pritjen Edon. Të priftë e mbara djalë”, ka shkruar Abdixhiku.

Të ngjashme

Të fundit