Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar kryetarin e Gostivarit, Arben Taravarin, me të cilin biseduan për nxitjen e bashkëpunimit mes partive të qendrës së djathtë në rajon.
Taravari ka thënë se me Abdixhikun, dënuan manovrat destabilizuese të Serbisë, në Kosovë
“Kënaqësi të takohem me Lumir Abdixhikun. Ne dënuam manovrat destabilizuese të Serbisë në Kosovë. Ne ramë dakord që të takohemi më shpesh dhe të nxisim bashkëpunimin mes partive të qendrës së djathtë në rajon, për çështje që prekin qytetarët tanë, si bashkëpunimi rajonal, kriza energjetike dhe ekonomia”, ka shkruar Taravari në Twitter.