Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka takuar Kryesinë dhe Kryetarët e Degëve. I pari i LDK-së është shprehur se bashkë me ta kanë finalizuar orarin electoral, agjendën zgjedhore si dhe përgatitjen e shtabit për siç e ka quajtur ai “hapjen e madhe”.
Abdixhiku është shprehur i bindur se me LDK-në, ndryshimi po vjen.
Postimi i plotë:
Mbajtëm takimin e Kryesisë dhe Kryetarëve të Degëve.
Finalizuam orarin elektoral, finalizuam agjendën zgjedhore, shtabin e përgatitjet e nevojshme për hapjen e madhe!
Momentum i mirë! Unitet e përkushtim siç na duhet tani! I falenderova për angazhimin në ‘Turneun e Ndryshimit’, u kërkova angazhim monumental në një moment historik për vendin.
LDK-ja është dhe do të mbetet shtëpia e shpresës për të gjithë ata që besojnë në Kosovën e mundësive, dinjitetit dhe mirëqenies. Ndryshimi po vjen – dhe së bashku do ta sjellim këtë ndryshim më 9 shkurt!
Bëhu ndryshimi!