Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, Karin Boven.
Gjatë këtij takimi Abdixhiku dhe Boven diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, duke u fokusuar veçanërisht në rëndësinë e zgjedhjeve që do të mbahen më 9 shkurt.
“Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadoren Boven, për përgatitjet që po i bën Lidhja Demokratike lidhur me zgjedhjet parlamentare, shpalosjen e programit politik “Rruga e Re”, si dhe për “Turneun e Ndryshimit” i cili po mbahet gjithandej Kosovës, e po ashtu edhe në mërgatë dhe mbështetjen e madhe qytetare që ka marrë ky turne”, thuhet në një njoftim të LDK-së.
Në fund të takimit, kreu i LDK-së falënderoi ambasadoren holandeze për mbështetjen e vazhdueshme, që Holanda i ka dhënë Kosovës, në proceset e rëndësishme të zhvillimit të vendit.