35.1 C
New York
Wednesday, July 9, 2025

Buy now

Abdixhiku takohet me zyrtarë të lartë të Parlamentin Evropian, kërkon të vazhdohet mbështetja ndaj Kosovës

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, gjatë qëndrimit të tij në Strasburg është takuar me zëvendëspresident i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland me kryetarin e komisionit për punë të jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister dhe me eurodeputetin e komisionit për punë të jashtme për Ballkanin Perëndimor, Andrey Kovatchev.

Sipas njoftimit të LDK-së, Abdixhiku ka kërkuar nga Parlamenti Evropian që të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku vizitën në Strasburg e mbylli në takimet me z. Rainer Wieland , zëvendëspresident i Parlamentit Evropian; kryetarin e komisionit për punë të jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister si dhe eurodeputetin e komisionit për punë të jashtme për Ballkanin Perëndimor, Andrey Kovatchev.

Kryetari Abdixhiku kërkoi që Parlamenti Evropian të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës dhe përkundër zhvillimeve të hovshme në Ballkan, vendi ynë ta ketë vëmendjen e Parlamentit Evropian si institucion i cili promovon vlera të barabarta dhe demokratike, si dhe vlerësoi që rrugëtimi drejt Evropës bëhet vetëm me aleatët tanë ndërkombëtarë.

Të ngjashme

Të fundit