Home Lajme Abdixhiku takohet me shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë, i kërkon njohjen e Kosovës

Abdixhiku takohet me shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë, i kërkon njohjen e Kosovës

0
Abdixhiku takohet me shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë, i kërkon njohjen e Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Prishtinë, Rastislav Kostilník.

Abdixhiku në këtë takim i ka bërë thirrje shtetit sllovak që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Po ashtu kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohje për rolin e zyrës ndërlidhëse sllovake njëkohësisht i bëri thirrje Sllovakisë që ta marrë hapin formal drejt njohjes së Kosovës si dhe shprehu bindjen se një njohje nga shteti sllovak do të mirëpritej nga qytetarët e Kosovës, do t’i ndihmonte forcimit të marrëdhënieve bilaterale si dhe stabilitetit të rajonit”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga LDK-ja.

Situata e fundit politike e programi i LDK-së “Rruga e Re” ishin po ashtu tema diskutimi.

Exit mobile version