16.5 C
New York
Wednesday, August 27, 2025

Buy now

Abdixhiku takohet më diplomatë të Francës, diskutohet edhe bllokada institucionale

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, priti në takim të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz dhe ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Abdixhiku njoftoi se u diskutua edhe bllokada institucionale.

“Gjatë bisedës sonë diskutuam mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe situatën aktuale, veçanërisht sfidat me të cilat po përballet Kosova – nga bllokada institucionale deri te pasojat e qeverisjes populiste – si dhe qëndrimet e LDK-së karshi kësaj gjendjeje. Theksova qartë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mbështet praktika që dëmtojnë funksionimin kushtetues dhe normalitetin institucional të vendit. Ata që e kanë nisur këtë rrugëtim, duhet të marrin përgjegjësinë për krizat që i shkaktojnë me vetëdije.

Në fund, shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset e saj shtetformuese dhe për rolin e rëndësishëm të saj në mbështetjen e integrimit evropian të vendit tonë”, shkroi në Facebook, Abdixhiku.

Të ngjashme

Të fundit