Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim deputetin shqiptar të Parlamentit Suedez, Adnan Dibrani.
Ai ishte nën shoqërimin e zëvendësdeputetit, Arbër Gashi si dhe ambasadori i Suedisë në Kosovë, Johanes Westerlund, shkruan lajmi.net.
Gjatë këtij takimi u diskutua rreth mundësisë së shtrirjes së LDK-së në Evropë, ku u fol për themelimin e nëndegëve të reja.
Kryetari Abdixhiku theksoi se shqiptarët sot në shtetet evropiane kanë arritur suksese në angazhimin e tyre në jetën publike, duke u bërë deputetë të parlamenteve të vendeve që jetojnë. Po ashtu gjeneratat e reja të mërgatës sonë kanë avancuar shumë në integrimin dhe involvimin në procese politike, duke u bërë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes dhe hartimit të politikave në shtetet e zhvilluara evropiane”, u tha në njoftimin e LDK-së.

Si përfundim LDK-ja fton bashkatdhetarët me nënshtetësi shqiptare të votojnë për deputetët e Parlamentit Evropianë me prejardhje shqiptare, e që janë me plot vision për të përfaqësuar interest tona si shqiptarë.