Home Lajme Abdixhiku takohet me ambasadorin britanik: Me LDK-në në Qeveri, Kosova do të rikuperojë pozicionin ndërkombëtar

Abdixhiku takohet me ambasadorin britanik: Me LDK-në në Qeveri, Kosova do të rikuperojë pozicionin ndërkombëtar

0
Abdixhiku takohet me ambasadorin britanik: Me LDK-në në Qeveri, Kosova do të rikuperojë pozicionin ndërkombëtar

Kandidati i LDK-së për kryeministër, njëherit kryetar i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim Ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Abdixhiku ka thënë se e ka njoftuar ambasadorin për “momentumin e mirë të fushatës sonë; për rrjedhën e tubimeve impresive si dhe për pritjet tona për ndryshim! E njoftova dhe për projektet e mëdha kapitale, që do t’i realizojmë”.

Ai ka thënë se është zotuar që me LDK-në si udhëheqëse të Qeverisë, Kosova do ta rikuperojë pozicionin e saj ndërkombëtarë dhe do të avancojë interesat strategjike.

“Mbretëria e Bashkuar është aleat strategjik i Republikës sonë; dhe për gjithë kontributin e dhënë në çdo etapë, falenderova ambasadorin sot!”, ka shkruar Abdixhiku.

 

Exit mobile version