11.8 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Abdixhiku: Sulmet nga bandat kriminale s’mund ta zmbrapsin Kosovën

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vrasjes së policit kosovar në pjesën veriore.

Ai ka thënë se sulmet nga bandat kriminale në pjesën veriore s’mund ta zmbrapsin Kosovën drejt vendosjes së rendit dhe ligjit.

Reagimi i plotë:

Sulmi terrorist ndaj Policisës së Kosovës dhe vrasja e një polici në detyrë, janë sulme ndaj Republikës së Kosovës dhe vet rendit Kushtetues.

Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shprehi ngushëllimet më të thella familjes së policit të vrarë. Policit të plagosur, Alban Rashiti, ndërsa i uroj shërim të shpejtë.

Në këto momente të vështira për vendin, të gjithë jemi me Policinë e Kosovës. Jemi me djemtë e vajzat tona në detyrë në veri. Sulmet e bandave kriminale e terroriste me adresë nga Beogradi s’mund ta zmbrapsin Kosovën nga e drejta për vendosje të rendit, ligjshmërisë e vet sovranitetit. Institucionet e rendit e drejtësissë tē sjellin autorët e këtij krimi sa më parë para drejtësisë.

Në këto momente të vështira, Kosovës i duhen miq e aleatë. Me ta, bashkë, do të kapërcejmë secilën sfidë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit