13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Abdixhiku: Sot bëhen 75 ditë pa ministër të Shëndetësisë – qeveri e paaftë

- Advertisement -
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sot bëhen 75 ditë që Kosova nuk ka ministër të Shëndetësisë.

 

Në llogarinë e tij në Facebook, ai e ka cilësuar Qeverinë Kurti si të paaftë, njofton Klan Kosova.

“Sot bëhen 75 ditë që Kosova nuk ka Ministër të Shëndetësisë; të tretin në më pak se dy vite qeverisje. Plot 75 ditë për të caktuar një përgjegjës – një njeri të vetëm – në krye të sektorit më të rëndësishëm të shoqërisë kosovare”.

“As kaq pak s’mund të bëjnë! As kaq pak s’mund t’i japin shëndetësisë. Ndërsa, do të duhej të flisnim për spitale të reja, pajisje e barna më shumë, paga më të larta, shërbime më të denja e sigurime të shëndetësore për qytetarë që shpenzojnë qindra miliona euro jashtë vendit – ne jemi në pritje të një ministri pas 75 ditëve. Dhe as kaq pak s’mund të bëjnë; as edhe një ministër ta caktojnë”.

“Qeveri e paaftë. Qeveri e papërgjegjshme. Skandalet në spitalet tona kanë adresë!”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit