Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mohuar çdo mundësi të bashkëpunimit mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Gjatë një konference pas mbledhjes së Kryesisë së partisë, Abdixhiku ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë kontakt apo takim me ndonjë parti politike në vend, veçanërisht me subjektin që aktualisht drejton qeverinë.
Ai ka theksuar se LDK-ja nuk synon dhe nuk ka në plan të bashkëpunojë me Vetëvendosjen.
“Nuk kemi pasur asnjë takim me asnjë prej partive politike në Kosovë, sidomos me partinë në pushtet. Nuk duam, nuk kemi dhe nuk punojmë për bashkëpunim me ta (LVV)”, deklaroi Abdixhiku.
Ai shtoi se “LDK-ja e ka të qartë pozicionin e vet politik karshi Lëvizje Vetëvendosje”.