19.9 C
New York
Wednesday, August 20, 2025

Buy now

Abdixhiku: S’kanë numra, pa marrëveshje politike – s’ka as kryetar Kuvendi

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se partia e parë nuk e ka shumicën dhe se ‘shumica nuk bëhet pa një marrëveshje politike’.

Ai tha po ashtu, se ‘pa një marrëveshje politike, nuk ka as numra, e as kryetar Kuvendi’.

“Është e qartë se thelbi i problemit ka qenë te mungesa e shumicës.

Përvec që kemi humbur plot 48 seanca rresht me shkelje Kushtetuese, në thelb të problemit kemi mungesën e shumicës, pra nuk ka numra. Partia që ka dalë e para, refuzon të bëj kompromis me partitë tjera që janë alternativë dhe rrjedhimisht kemi bllokadë.

LDK nuk është pjesë e ndonjë marrëveshje politike dhe nuk mbështet kandidat pa marrëveshje politike.

Kemi humbur kohë shumë, kemi humbur ditë shumë”, tha Abdixhiku.

Të ngjashme

Të fundit