Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka shpallur fitoren e partisë së tij në pesë komuna pas balotazhit të 9 nëntorit, përfshirë Prishtinën, Pejën, Vitin, Dragashin dhe Junikun.
“Sonte Republika e Kosovës foli me votë e besim, foli në emër të shpresës dhe në emër të punës, përtej zhurmës, fyerjes e ndajres. LDK, shtëpia e madhe e qytetarisë, sot ka fituar. Kemi fituar me ndershmëri, përkushtim dhe me njerëzit më të mirë që ka ky vend.”
Ai i bëri thirrje qytetarëve të festojnë fitoret në sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë, duke shtuar:
“LDK e shpall fitoren në Prishtinë, Përparim Rama është kryetar edhe për katër vite. Rama dhe LDK kanë marrë 51.5% të votave të numëruara, apo 47 mijë votues. Kemi fituar aty ku puna dhe kultura janë shenjë e identitetit tonë politik. I ftoj qytetarët në festë sonte nga ora 21:30 në sheshin Ibrahim Rugova.”
Sipas Abdixhikut, fitoret nuk janë vetëm të LDK-së, por të qytetarëve që zgjodhën shpresën mbi frikën:
“Sonte shpallim fitoren edhe në Pejë me 61%, në Viti me Sokol Halitin 52%, Dragash me 60% dhe Junik me 60%. Pra, sonte LDK fiton në pesë komuna.”






