-5.7 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

Abdixhiku shkon te Tërnava për Bajram

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shkuar për vizitë të Fitër Bajramit te Bashkësia Islame e Kosovës.

Ai u prit nga myftiu Naim Tërnava, të cilit ia uroi njërën prej festave kryesore islame.

Abdixhiku më herët e uroi festën për të gjithë besimtarët myslimanë me një shkrim në Facebook.

“Me fat Fitër Bajrami të dashur besimtarë. Lutje dhe agjërim të pranuar për të gjithë ata që kaluan një muaj sakrifice sprovuese nën shenjën e Zotit”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

“Festa e Fitër Bajramit i kurorëzon përpjekjet e të gjithë atyre që besojnë në Krijuesin; që kanë përshkuar udhëtimin shpirtëror njëmujor, e që ia kanë dalë mbanë të jenë bërë më të virtytshëm, më të mëshirshëm dhe më zemërgjerë”.

“Le të vazhdojmë të forcojmë edhe më tej këtë ndjenjë që muaji i shenjtë dhe festa e Fitër Bajramit na mësojnë. Atë të solidaritetit, të harmonisë e të kujdesit ndaj tjetrit. Në veçanti, le të kujdesemi ndaj atyre në nevojē”.

“Shëndet, paqe e begati për ju e familjet tuaja; për gjithë atdheun tonë!”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit