28.1 C
New York
Saturday, September 6, 2025

Buy now

Abdixhiku: Shkatërruesit e shtetit, gojën plot Serbi – punë hiç për Kosovën

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar rreth Aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, që ka vendosur masë të përkohshme për mandatin e qeverisë deri më 30 shtator.

“Masë tjetër, bllokadë tjetër. Padituria kushton. Ja ku na ka sjellë popullizmi”, shkruan Abdixhiku dhe mesazhi vazhdon tutje.

Një shtet i tërë i bllokuar, për një pozitë të parëndësishme partiake në Kuvendin e Kosovës.

Edhe 30 ditë të tjera të humbura – minimalisht. Tridhjetë ditë të tjera pa institucione funksionale, pa ligje që bëhen, pa projekte që ecin. Si po humbka Serbia kështu? Ne të bllokuar për një nënkryetar të parëndësishëm, e ata humbës disi?!

U thamë. Nuk dëgjuan.

U treguam. Nuk panë.

Kështu ndodhë kur shkatërruesit e shtetit, shkelësit e 48 herë Kushtetutës rresht, për synim nuk kanë atdheun, por kauzën elektorale për një votë a dy. Në mungesë të ideve, në mungesë të projekteve, në përballje me afera korruptive që bërtasin gjithandej hajni, vreri i tradhëtarëve e patriotëve në moçalin e madh të pështymave bëhet krejt i lehtë. Gojën plot Serbi – është lehtë. Punë për Kosovën është vështirë për ata që veç karrigën kanë synim.

LDK është e saktë sepse e kupton shtetin. Që nga shkurti e deri më sot, çdo pozicion i ynë politik kishte kuptim shtetar e kushtetues. Përballja me popullizmin nuk është e lehtë, por mbetet e paalternativë. Besimi ynë në Republikë e demokraci do të na udhëheqë.

Koha e shkatërruesve të shtetit duhet të mbarojë.

Koha e shkatërruesve të shtetit po mbaron.

Të ngjashme

Të fundit