Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në dalje të Kuvendit tha se ra perdja e popullizmit.
“Folëm një herë brenda, ra perdja e patë edhe ju që ra perdja e popullizmit”, tha ai.
Albin Kurti nuk ka arritur që të marrë votat e mjaftueshme për ta formuar qeverinë në ardhje. Në votim ai mori 56 “për”, 52 kundër dhe 4 abstenime.
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha tha se përgjegjësia kalon te presidentja e cila pas konsultimeve me subjektet politike dhe brenda një afati prej 10 ditësh ka mundësi të emëroj kandidatin tjetër për kryeministër sipas të njëjtës procedurë.






