Home Lajme Abdixhiku: Qysh more Nagipi e ka ndalë hajninë? I ka dhanë 36 milionë euro në WhatsApp

Abdixhiku: Qysh more Nagipi e ka ndalë hajninë? I ka dhanë 36 milionë euro në WhatsApp

0
Abdixhiku: Qysh more Nagipi e ka ndalë hajninë? I ka dhanë 36 milionë euro në WhatsApp

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku, thotë se kryeministri Albin Kurti e ka mbrojtur skandalin në të cilin është përfshirë kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ndaj të cilit tashmë rëndojnë dy aktakuza, pasi sipas tij, aty përfshihen interesa strategjike.

Në të kundërtën, sipas Abdixhikut, nuk mund ta mbrosh dikë që jep tender 36 milionësh përmes Whatsapp-it.

Abdixhiku në intervistën në Rubikon, po ashtu thotë se kishte paralajmëruar se në Kosova A, remonti do të duhej të bëhej më herët e jo të shtyhej për pesë muaj.

“Ti nesër me marrë me lehtësi një tender, edhe me dalë me të thanë, jo valla Nagipi është burrë i mirë, veç ju po e luftoni se ja u ka ndalë hajninë! Qysh more e ka ndalë hajninë? Ka dhanë tender 36 milionë euro në Whatsapp, e ka blloku remontin e Kosova A për pesë muaj”.

“Unë kam fol për këtë në vitin 2022-23, kam ba video, kam thanë remonti i A-së është si orë e kerrit, si kilometrazh, që i kalon kilometrazhi, dihet kur duhet me u ba remonti. Këta e kanë lanë me kalu, e ka shpall tender pasi ka kalu kjo. Vetvetiu kjo është krim se automatikisht ti e din se duhet me ble rrymë. Ti e ke ditë që ka me i skadu afati. Pse se ke ba ma herët? Tani këtu ka interesa strategjike, ti e mbron atë njeri [Nagip Krasniqin] veç nëse je i përfshirë aty”, tha Abdixhiku.

Exit mobile version