11.7 C
New York
Wednesday, November 5, 2025

Buy now

Abdixhiku: Qeveri të pakicës s’mund të ketë, ajo që po propozohet i ngjan monarkisë

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në një konferencë për media u shpreh se nuk mund të ketë Qeveri të pakicës në Kosovë.

Ai u shpreh ajo që po propozohet më shumë se demokracisë, siç tha, i ngjan monarkisë.

“Jemi vonë, partitë serioze do të duhej të kishin menduar me kohë propizimin tonë. Përveçse jemi vonë, Qeveri të pakicës nuk mund të ketë më në Kosovë”.

“LDK e rikujton se në demokraci pakica nuk mund të vendosë për shumicën, për popullin, në demokraci pakicës i thonë opozitë, jo qeveri, s’mund të jesh qeveri pakicë, ose je opozitë ose je shumicë. Në demokraci pakica nuk e ndan buxhetin, paranë e shtetit, nuk kalon ligje, nuk imponon politika dhe nuk mund ta bllokojë vullnetin qytetarë të shprehur me votë të lirë, madje as me zvarritje të pakuptimta si ky mandatimi”.

“Çdo qeveri legjitime duhet të përfaqësojë shumicën qytetare, kur kjo shumicë nuk ekziston, kur s’ka shumicë, vendi duhet t’i kthehet sovranit, pra qytetarit dhe ky është thelbi i demokracisë, demokracia është shumë e thjeshtë”.

“Ajo që sot na propozohet më shumë se demokracisë, i ngjanë monarkisë, në monarki mandati trashëgohet, nga babi, te i biri, nga Albini të Glakuku. Në monarki pra mandate mund të trashëgohëet, në demokraci mandati sigurohet”.

“Kohët e partive-shtet kanë mbaruar dhe janë të harruara për shqiptarët, për LDK-në ky proces është veçse një lojë politike dhe kjo lojë politike ka vetëm për synim vonesën për disa ditë dhe thellimin e krizave të mëdha shtetërore dhe natyrisht siç dinë ata, nisjen e një fushate të papërgjegjshme politike, të akuzimit e luajtjes së viktimës”.

“Për këtë çështje LDK-ja s’çan kokën fare, koha e axhamive politike ka marrë fund, nuk fitohen më beteja në Kosovë me politika të tilla primitive e kalkulime, politikave të tilla duhet dhe do t’u dalim ballë, popullizmit duhet t’i dilet në ballë dhe t’i thuhet siç është, çmenduri e kohës pa ndonjë efekt të vëmendshëm nacionale”, u shpreh ai.

Të ngjashme

Të fundit