Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se sot do të bie perdja e mashtrimit që sipas tij Vetëvendosje ka pretenduar se ka nurmat që ta formojë Qeverinë.
“Punët e mira nuk lihen në ditët e fundit, por sot bie perdja e madhe e mashtrimit 8 mujor në të cilin mashtrim na është thënë se numrat për formimin e qeverisë janë dhe se kanë shumicë dhe po bllokohet vullneti i popullit të Kosovës. Tani është mundësia për të parë të vërtetën”, tha ai.





