Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë në përurimin e tunelit të Kurrizit në Prishtinë, duke e quajtur “projekt model të rigjenerimit të kësaj hapësire ikonike të Kryeqytetit.”

Abdixhiku e cilësoi tunelin si “hapësirën më të bukur që ka Kosova sot”, duke përmendur përparimin nga një zonë e errët, e papastër dhe e pasigurt, në një model të ri dhe modern.