Home Lajme Abdixhiku priti në takim lamtumirës, ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë

Abdixhiku priti në takim lamtumirës, ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë

0
Abdixhiku priti në takim lamtumirës, ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim lamtumirës, ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin.

Abdixhiku e falënderoi ambasadorin Minxhozi për bashkëpunimin, përkushtimin dhe punën e bërë gjatë mandatit të tij si ambasador në Kosovë, duke shërbyer në përparimin e diplomacisë së të dyja vendeve. Në nderim të punës së bërë, Minxhozit iu dhurua Helmeta Ilire nga kryetari Abdixhiku.

Në këtë takim, kryetari Abdixhiku po ashtu njoftoi ambasadorin Minxhozi, për Shkollën Politike të LDK-së, “Ibrahim Rugova” si dhe programin politik “Rruga e Re”, i cili në detaje jep zgjidhje për të gjitha krizat ekonomike e politike në Kosovë.

Exit mobile version