Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në ShBA, sot është mirëpritur nga Senatorja Republikane Joni Ernst.
Me këtë rast, Abdixhiku, shprehu mirënjohjen e veçantë ndaj Senatit për mbështetjen e vazhdueshme që i jep Kosovës.
Ai vazhdoi ta shtrojë kërkesën për ngritjen e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës e SHBA-ve nëpërmjet nënshkrimit të “Kartës për Partneritet Strategjik”, shndërrimin e Kampit Bondsteel në bazë permanente amerikane në Kosovë, si dhe ndihmesën e mëtutjeshme të SHBA-ve për ankorimin e Kosovës si vend anëtar dhe i barabartë mes shteteve të NATO-s.