4.4 C
New York
Sunday, December 21, 2025

Buy now

Abdixhiku prezanton paketë mbështetëse për fëmijët dhe të rinjtë, nga lindja deri në punësim

- Advertisement -

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur një sërë zotimesh që synojnë mbështetjen e fëmijëve dhe të rinjve përgjatë gjithë ciklit të zhvillimit, nga lindja e deri pas përfundimit të studimeve.

Sipas planit të prezantuar, LDK parashikon mbështetje financiare prej 200 eurosh në muaj për çdo fëmijë gjatë vitit të parë të jetës. Për moshat 1 deri në 5 vjeç, Abdixhiku ka premtuar ndërtimin e 80 çerdheve të reja, si dhe ndarjen e 50 eurove në muaj për çdo fëmijë.

Në fushën e arsimit fillor, kandidati i LDK-së ka paralajmëruar mësim tërëditor, shujta të ngrohta në shkolla dhe shtesa financiare prej 50 eurosh për fëmijët e moshës 6 deri në 11 vjeç. Ndërkohë, për nxënësit e moshës 11 deri në 16 vjeç, parashihet përfshirja e programimit, kodimit dhe inteligjencës artificiale në kurrikula, së bashku me mbështetje financiare shtesë.

Për të rinjtë e moshës 16 deri në 21 vjeç, Abdixhiku ka premtuar 40 mijë trajnime në sektorin e teknologjisë informative (ICT), ndërsa pas moshës 21-vjeçare parashihet punësim i garantuar për të diplomuarit.

Gjithashtu, sipas këtij programi, çdo i sapodiplomuar do të përfitojë mbështetje financiare prej 500 eurosh në muaj për një periudhë prej 6 deri në 12 muaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Abdixhiku ka theksuar se vizioni i tij është ndërtimi i një shteti që i qëndron pranë qytetarit në çdo fazë të jetës, duke ofruar siguri, arsim cilësor dhe përgatitje reale për tregun e punës.

Të ngjashme

Të fundit