Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar sot me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, në takimin lamtumirës me përfundimin e mandatit të tij.
Abdixhiku ka falënderuar Hovenierin për angazhimin e tij, duke qenë i afërt me Kosovën jo vetëm gjatë kohës sa ishte ambasador, por edhe me shpalljen e pavarësisë së vendit.
“Jeff ka qenë njohës i mirë i Kosovës, ka qenë përfaqësues i mirë i interesave strategjike të SHBA-së në Kosovë; dhe mbi të gjitha kujdestar i përkushtuar i relacioneve mes dy popujve!”, u shpreh Abdixhiku.
Ai deklaroi se LDK-ja pret të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me ambasadorin në ardhje të SHBA-së.