Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim shefin e ri të EULEX, Giovanni Pietro Barbano, me të cilin ka diskutuar për gjendjen politike dhe të sigurisë në vend.
Përmes një komunikate për media, LDK-ja ka treguar për temat që janë diskutuar në takim.
“Gjatë takimit u adresuan tre çështje të rëndësishme. Së pari, u diskutua lidhur me sundimin e ligjit dhe demokracinë në Kosovë, në kuptim të evitimit të tendencave jokushtetuese dhe jodemokratike të ndërhyrjeve në sistemin e drejtësisë. U fol gjithashtu për situatën në veri dhe planin shtatë pikësh të LDK-së për deeskalim të situatës, duke vendosur gjithmonë fokusin në fuqizimin e sundimit të ligjit në veri në koordinim të plotë me aleatët tonë”, është thënë në njoftimin e LDK-së.
Kryetari i LDK-së, sipas njoftimit, e ka ka njoftuar shefin e EULEX-it për programin politik të LDK-së “Rruga e Re”.
Gjithashtu, i pari i LDK-së ka shprehur gatishmërinë për komunikim të vazhdueshëm për të siguruar njoftimin e ndërsjellë për procese të rëndësisë publike.