Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në selinë e partisë delegacionin prej 30 anëtarësh të CSU-së nga Bavaria.
Ai lajmin e ka bërë publik në rrjete sociale.
Postimi:
Mirëprita në Selinë Qendrore, delegacionin 30 anëtarësh të CSU-së nga landi i Bavarisë, të udhëhequr nga ish-kryeministri bavarez, Günther Beckstein.
Diskutuam për rrugëtimin e LDK-së në veçanti e për përpjekjen e Kosovës në përgjithësi si dhe bashkëpunimin e ngushtë mes CSU-së dhe LDK-së. Si dy parti të anëtarësuara në formacionin më të madh politik në Evropë, në Partitë Popullore Evropiane, ndajmë të njëjtat vlera dhe bindje politike.
Bashkëpunimi ynë është më shumë se një deklaratë e përbashkët sot; është një zotim për të krijuar rrugë me më shumë projekte konkrete që ngrisin nivelin tonë partiak në standarde evropiane.
LDK i ruan dhe i kultivon me kujdes raportet me forcat kryesore evropiane; dhe pritja e takimi i sotëm kishin këtë qëllim.