22.4 C
New York
Tuesday, September 9, 2025

Buy now

Abdixhiku pret Heleni Vakalin nga Zyra Ndërlidhëse e Greqisë, flasin për proceset integruese evropiane

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali.

Në njoftim thuhet se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe qëndrimet e partisë rreth situatës aktuale.

Bëhet e ditur se Abdixhiku ritheksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, si dhe avancimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.

“Kryetari Abdixhiku po ashtu vlerësoi rolin e Greqisë si një shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe si një partner i rëndësishëm rajonal, duke theksuar se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Greqisë në proceset integruese evropiane dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të saj. LDK mbetet e përkushtuar për thellimin e këtij bashkëpunimi në shërbim të stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit