12.9 C
New York
Tuesday, May 20, 2025

Buy now

Abdixhiku pret Ambasadorin e ri të Italisë, thekson nevojën për zgjidhje të ngërçit politik me qeveri tanzicionale

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim Ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Kryetari Abdixhiku e uroi ambasadorin Antonini për fillimin e mandatit të tij në Kosovë dhe i uroi sukses në detyrën e re, duke vlerësuar lart marrëdhëniet e ngushta dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Italisë.

Gjatë takimit kryetari Abdixhiku e informoi ambasadorin Antonini për qëndrimet e LDK-së lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend. Ai ritheksoi se kriza institucionale me të cilën po përballet vendi është rezultat i paaftësisë së partisë së parë për të krijuar një shumicë parlamentare funksionale, për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit dhe për të konstituar institucionet. Në këtë kontekst, Kryetari Abdixhiku po ashtu ritheksoi qëndrimin e qartë të LDK-së se bllokada aktuale politike dhe institucionale është e papranueshme dhe është duke i shkaktuar dëm të drejtpërdrejtë interesit të qytetarëve tanë si dhe po e cenon mirëqenien e tyre. Kjo situatë po ndikon direkt në mosfunksionimin e përditshëm të institucioneve dhe pengon zhvillimin e mëtejshëm demokratik dhe institucional të shtetit. LDK konsideron se rikthimi i rendit kushtetues dhe funksionalitetit institucional është domosdoshmëri urgjente për të garantuar stabilitetin dhe besimin qytetar në institucionet e vendit.

Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Antonini edhe për propozimin e LDK-së për krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse kalimtare, me mandat dhe detyrime të përcaktuara qartë. Ai theksoi se ky propozim është zgjidhja më e mirë e përkohshme dhe e domosdoshme për të tejkaluar ngërçin aktual dhe për të kthyer funksionalitetin e shtetit.

Ambasadori Antonini falënderoi kryetarin Abdixhiku për pritjen dhe shprehu përkushtimin e Italisë për të vazhduar mbështetjen për Kosovën në proceset demokratike e integruese.

Të ngjashme

Të fundit