Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së Lumir Abdixhiku, sot i ka takuar vojebollistet e klubit Fushë Kosova.
Abdixhiku iu premtoi përkrahje atyre, teksa iu tha se në kuadër të programit të LDK-së “Rruga e Re”, parashihet edhe ndërtimi i Sallës së madhe Kombëtare të Sporteve në Bërrnicë, me një kapacitet prej 8 mijë ulësesh.
“Jeni model për vajzat në krejt Kosovën. Tani unë jam adhurues i madh i sportit, ndonëse sportin e juaj nuk e kam luajtur asnjëherë por ju inkurajoj. Më lejoni t’u them se kemi paraparë në programin tonë që ta ndërtojmë Sallën e madhe Kombëtare të Sporteve me tetë mijë ulëse në Bërnicë”, tha ai.
“Jam i bindur që në pak se tre vite do ta kemi palestrën e re me standarde evropiane, ku shpresoj që ju do të bëni fitore të mëdha”, u shpreh i pari i LDK-së.
Aty ai mori dhuratë një fanellë të klubit, me nënshkrimet e krejt volebollisteve.