Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pozuar përkrah dy sulmuesve kosovarë, Edon Zhegrovës dhe Albion Rrahmanit.
Ata ishin pjesë e lojës bëmirëse, Ndeshja e Yjeve, që po ashtu bëri bashkë figura publike nga sporti, politika, muzika e komedia, për të shënuar njëherësh edhe Ditën e Çlirimit të Prishtinës.
“Sonte, në lojën humanitare, në mbështetje të fëmijëve me nevojë, në përvjetorin e çlirimit të Prishtinës. Mes figurave të jashtëzakonshme të sportit e artit, mes djemve dhe vajzave të futbollit, atyre që sot shkëlqejnë e dikur kanë shkëlqyer”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
“Trajneri Tovërlani më dha rolin e sulmuesit. Në njërin krah kisha Albionin, në tjetrin Edonin. Dhe, për të folur nga të del shpirti, në televizor, shpejtësia e tyre është marramendëse. Në fushë, ishte edhe më e frikshme”.