- Advertisement -
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka postuar fotografi me kryetarin e PD-së, Sali Berisha nga pjesëmarrja në Kongresin e EPP-së në Spanjë.
Postimi i plotë në Facebook:
Me Sali Berishën, Kryetarin e PD-së, u takuam në Kongresin e EPP-së në Spanjë. Shkëmbyem të gjitha urimet për shëndet e punë të mbarë.
I urova atij, PD-së, e gjithë shqiptarëve suksese në zgjedhjet demokratike këtë maj, e në të gjitha proceset përpara, siç dhe mora urimet më të mbara për Lidhjen Demokratike.
Risollëm dhe kujtime historike, me të në rol të parë, që kanë definuar një epokë të tërë të popullit shqiptar.