Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka ndarë një foto nga Dragashi me një qen Sharri.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku u bëri të fala të gjithë mbështetësve të LDK-së kudo që janë.
“Me Tarzanin besnik, nga një ditë me diell e jetë, të fala gjithë mbështetësve tanë kudo që janë – nga Sharri i LDK-së. Dragash; 13 nëntor 2025”, ka shkruar ai.
Mirëpo, pak para rundit të dytë të zgjedhjeve lokale, kreut të LDK-së iu pati premtuar një qen Sharri nëse ai do të bëhet kryeministër i Kosovës, pikërisht nga një qytetar i Dragashit.
Me këtë foto, a po paralajmëron Abdixhiku se do të propozohet për mandatar, ani pse seanca e jashtëzakonshme për formimin e qeverisë së re me mandatar Glauk Konjufcën, ende nuk është mbajtur






