Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka përkujtuar Enver Malokun, intelektual dhe ish-drejtues i QIK-ut, i vrarë në rrethana të panjohura 26 vite më parë.
Abdixhiku ka përkujtuar Malokun bashkë me vajzën e tij, Doruntina Malokun, e cila është kandidate e LDK-së për deputete për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Abdixhiku ka shkruar se po e kujtojnë “njeriun që dha gjithçka për Kosovën”.
“Sot kujtojmë jo vetëm njeriun që dha gjithçka për Kosovën, por edhe idealet e tij që mbeten të gjalla për të na udhëzuar në ndërtimin e së ardhmes. Enver Maloku nuk ishte vetëm një gazetar dhe veprimtar i shquar i Lidhjes Demokratike dhe i lëvizjes kombëtare për liri; ai ishte një frymëzim për brezat që besojnë në lirinë e shprehjes, në fuqinë e fjalës dhe në detyrën e secilit prej nesh për t’i mbrojtur vlerat e kombit” – ka shkruar ai.