11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Abdixhiku për Speeex: Patriotizëm ndaj vendit, mbi dy mijë kosovarë të punësuar nga kompania 100% kosovare

- Advertisement -

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka takuar themeluesin e kompanisë SPEEEX në Kosovë, me të cilin kanë diskutuar për rrugëtimin e kësaj kompanie.

Speeex e cila ka të punësuar mbi 2000 kosovarë, kreu i LDK-së e ka cilësuar si një “ëndërr suksesi”. Ai ka treguar se paga mesatare në këtë kompani është 1200 euro në muaj, ndërsa gjithë ndërmarrësinë e ka quajtur “patriotizëm modern ndaj vendit”.

“Mbi 2000 kosovarë të punësuar, me pagë mesatare 1200 euro në muaj, eksport i shërbimeve teknologjike dhjetra milionësh çdo vit – nga një kompani 100% kosovare. SPEEEX është një ëndërr suksesi. Patriotizëm modern ndaj vendit. Me Fikret Muratin, themeluesin dhe tani njërin ndër punëdhënësit më të mëdhenj në vend, biseduam për rrugëtimin e tij të jashtëzakonshëm në inovacion e biznes; gjendjen e sektorit të teknologjisë, punësimin e të rinjve me paga të dinjitetshme që parandalojnë ikjen, outsourcing të shërbimeve, implikimet me intelegjencën artificiale dhe potencialin e madh që ky sektor ka për zhvillimin e vendit,”- ka shkruar Abdixhiku.

Tutje ai ka thënë se edhe LDK duhet të jetë në hap me zhvillimet të ngjashme, duke treguar edhe se çfarë ka në planin e partisë.

“Si alternativë politike duhet të jemi në hap me zhvillimet e tilla. Prandaj në planin tonë, ndër të tjerash, po parashohim: Themelimin e Ministrisë së Teknologjisë; Ndërtimin e ‘Tech Hub-it’ më të madh në rajon; Themelimin e Qendrës Kombëtare për AI; Futjen e lëndës së kodimit në edukimin fillor; Programe publiko-private për aftësimin e të rinjve,”- ka njoftuar Abidixhiku.

Tutje ai është shprehur duke thënë se, “në këtë dekadë monumentale teknologjike, punësimet e mëdha, eksportet e shumta e avancimet e rëndësishme shoqërore, kanë formën e kompanive si kjo që vizituam sot. E ardhmja e Kosovës është dixhitale”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit