-0.5 C
New York
Monday, February 10, 2025

Buy now

Abdixhiku për rezultatet: Patëm sukses të mirë, nëse populli s’më pa ende për kryeministër jam i lumtur edhe në opozitë

- Advertisement -

 

Nga 110 mijë vota në 190 mijë “sa pretendojmë edhe me vota të diasporës…është sukses i mirë”, tha Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një deklarim para gazetarëve.

Abdixhiku tha se qëndrojnë në 156 mijë vota, ndërsa edhe me diasporë presin që të jenë 190 vijë, përkatësisht në rreth 20%.

“Nëse populli vendos të na mbajë në opozitë, ne qëndrojmë në opozitë”, tha Abdixhiku

“Nuk e quaj dështim, as s’jap dorëheqje, rritja e LDK-së nga 110 mijë vota në 190 mijë sa pretendojmë është sukses i mirë. Kemi pasur një bazë të rëndë. E marrë përgjegjësinë e plotë unë Abdixhiku për këtë rezultat”, tha Abdixhiku.

“Unë nuk dua me patjetër të jem kryeministër, nëse populli nuk më ka parë si të tillë këtë radhë, jam i lumtur të jem në opozitë”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit