22.1 C
New York
Friday, June 20, 2025

Buy now

Abdixhiku për Qeverinë e Unitetit: Çdo skenar tjetër është më i keq

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për propozimin e tij për Qeveri të Unitetit, në mënyrë që të dilet nga kriza aktuale politike në vend.

Ai në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ka thënë se ky propozim do të ofronte zgjidhje për të kaluar ngërçin politik.

“Është e vërtetë që me Qeverinë e Unitetit nuk ka opozitë, por me gjendjen aktuale nuk kemi as pozitë e as opozitë” – tha Abdixhiku.

“Qeveria e Unitetit nuk është koalicion klasik. Është zgjidhje për të dalë nga ky ngërç politik. Çdo skenar tjetër është më i keq se një Qeveri e Unitetit. LDK nuk e ka bërë asnjë pengesë për bllokadë të Kuvendit” – shtoi ai.

Të ngjashme

Të fundit