15.4 C
New York
Tuesday, May 6, 2025

Buy now

Abdixhiku për propozimin e tij: VV nuk po tregon vullnet për zgjidhje, përkundrazi, ka një qëndrim bllokues

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së Luimir Abdixhiku doli me propozimin për krijimin e qecverisë ss ternazicionti deri në zgjedhje. Këtë qëndrim e paraqiti në konferencë për media pasdite, raporton Ekonomia Online.

“Siç jeni njoftuar edhe nga ne nga unë kam marr një letër nga Albin Kurti dhe i nxitur nga konsiderata e votuesit kam ndier nevojë që pas konsultimeve t’i përsëris qëndrimet tona. LDK në zgjedhjet e përgjithshme ka garuar me qëndrime të qarta. Sot është krizë e thellë institucionale dhe zgjidhjen nga kjo bllokadë LDK e sheh të domosdoshme. LDK propozon nisjen e një procesi të ri politik dhe kjo zgjidhje kërkon vetëdije të lartë. LDK propozon nisjen e këtij procesi me të gjitha partitë politike, kërkon unitet gjithëshqiptar dhe formimin e qeverisë tranzicionale. Për këtë si kryetar jam i gatshëm të takohem me të gjitha partitë  politike dhe ftoj edhe Kurtin dhe liderët e tjerë.

Po flasim për një gjendje të krizës. Na duhet një qeveri kombëtare e tranzicionit, pjesë e së cilës jemi të gjithë partitë politike. Nuk shoh arsye të kem takim me Kurtin. Jam i gatshëm të takohem me të gjitha partite politike. Uniteti i shërben edhe emancipimit shoqëror, por edhe jep orientim të mbarë të Kosovës. Unë kam përcjell një letër tani dhe kam shfaqur pozicionet e LDK-së.

Nuk kemi komunikim tjetër. Letra e djeshme është trajtuar me seriozitet. Po kthehemi me përgjigje me letër dhe i ofrojmë të gjithë partive të jenë pjesë e momentumit.

Kuptoni që jemi në krizë dhe partia e parë nuk ka tendencë për zgjidhje, por ka tendencë bllokuese. Takimet duhet të jenë të përbashkëta. Të jemi të gjithë për ato pak muaj dhe të rikthejmë demokracinë. Nuk po flasim për pozicione, por për parime për të shpëtuar vendin. Kërkojmë unitet”, tha Abdixhiku.

“Kuptojeni që jemi në një krizë, dhe partia e parë nuk po tregon vullnet për zgjidhje, përkundrazi, ka një qëndrim bllokues. Takimet duhet të jenë të përbashkëta – duhet të jemi të gjithë bashkë për këto pak muaj që kanë mbetur dhe të rikthejmë demokracinë. Pa vullnet, bie në harresë roli i një shtytësi të zhvillimeve. Nuk po flasim për pozita, por për parime, për të shpëtuar vendin. Kërkojmë unitet,” theksoi ai

Të ngjashme

Të fundit