-6.4 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Abdixhiku për Kushtetutën e Kaçaniku: Akt i fuqishëm rezistence ndaj pushtimit dhe padrejtësive

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në përvjetorin e 34 të Kushtetutës së Kaçanikut ka thënë se kjo datë na kujton me krenari vendosmërinë dhe guximin e deputetëve të asaj kohe për aktin historik.

Abdixhiku ka thënë se elita politike dhe intelektuale e asaj kohe organizuan dhe themeluan institucionet e para demokratike të një shteti që po formohej.

“Datat si kjo, e 7 shtatorit të vitit 1990, na kujtojnë me krenari vendosmërinë dhe guximin e deputetëve të asaj kohe për aktin historik dhe gurthemelin në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovë- shpalljen e Kushtetuës së Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut. Edhe pse në rrethana të veshtira të okupimit nga Serbia, elita politike dhe intelektuale e asaj kohe e grumbulluar rreth lëvizjes më demokratike, Lidhjes Demokratike të Kosovës, organizuan dhe themeluan institucionet e para demokratike të një shteti që po formohej.” – ka shkruar Abdixhiku.

Ai tutje ka thënë se Kushtetuta e Kaçanikut nuk ishte thjesht një dokument juridik, por ishte një akt i fuqishëm rezistence ndaj pushtimit dhe padrejtësive që përjetonte populli i Kosovës.

“Kushtetuta e Kaçanikut, nuk ishte thjesht një dokument juridik; ishte një akt i fuqishëm rezistence ndaj pushtimit dhe padrejtësive që përjetonte populli i Kosovës. Ajo përfaqësonte vullnetin e palëkundur të një kombi të tërë, për të jetuar në liri dhe për të ndërtuar një shtet të drejtë, të pavarur dhe demokratik.” – ka thënë ai.

Tutje i pari i LDK-së ka cituar një deklaratë të presidentit Ibrahim Rugova për Kushtetutën e Kaçanikut.

“Sot, rikujtojmë edhe deklaratën e Presidentit Ibrahim Rugova se “dita e 7 shtatorit të vitit 1990, ka hyrë në historinë më të re të Kosovës si ditë e vënies së themeleve të shtetit të Kosovës, që erdhi pas Deklaratës së Pavarësisë të 2 Korrikut të të njëjtit vit.”

“Në këtë përvjetor, çmojmë dhe vlerësojmë lart kontributin e deputetëve të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, që në një kohë shumë të rëndë e në rrethana të jashtëzakonshme miratuan Kushtetutën e Kaçanikut, më 7 shtator 1990. Po ashtu përulemi para grave e burrave, që punuan ditë e natë për jetësimin e ëndrrës shekullore për liri e pavarësi.” – ka përfundur Abdixhiku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit