Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Festës së Krishtlindjes.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Abdixhiku uroi paqe, dashuri dhe begati.
“Nga të gjithë ne në LDK, Gëzuar Krishtlindja! Dhe në këtë natë e në këtë festë, le t’i hapim zemrat për një fundvit që sjell shpresë, dhe për një vit të ri me ndryshime të mëdha e jetë më të mirë për të gjithë.” – tha më tej kreu i LDK-së.