Lidhja Demokratike e Kosovës, sot e ka mbajtur mbledhjen e kryesisë ku i ka zyrtarizuar shumicën e kandidaturave për kryetar të komunave.
Pas mbledhjes, kryetari Lumir Abdixhiku, e ka mbajtur një konferencë për media ku ka thënë se për katër komuna, kandidatët do të dihen ditëve në vazhdim.
“Për katër komunat e mbetura: Klinë, Malishevë, Kaçanik dhe Kamenicë, gjatë ditëve në vazhdim do të zyrtarizohen kandidaturat. Jemi në diskutimet e fundit procedurale, asgjë më shumë se kaq”, deklaroi ai para mediave njofton Klankosova.tv.
Abdixhiku njoftoi se edhe listat prej 990 kandidatësh për Asamble Komunale të LDK-së do të finalizohen deri më datën 13 gusht.
Zgjedhjet lokale në Kosovës do të mbahen më 12 tetor.