Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njoftoi zyrtarizimin e kandidaturës së Imri Ahmetit për një mandat të dytë në krye të Komunës së Lipjanit.
Abdixhiku theksoi angazhimin e pandalur të Imri Ahmetit dhe ekipit të tij për transformimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Lipjanit.
Postimi i plotë:
Imri Ahmeti për Lipjanin. ✌️
Sërish. Me besim. Me përvojë. Me përgjegjësi.
Sonte, në zyrtarizimin e kandidaturës së njeriut më meritorë për transformimin e Lipjanit, Imri Ahmetit. Misioni vazhdon. Me më shumë përkushtim, me më shumë vullnet.
Me Imriun dhe LDK-në, Lipjani ka njohur zhvillim të qëndrueshëm, stabilitet institucional dhe përfaqësim me dinjitet. Pas çdo projekti, pas çdo shkolle, rruge, investimi publik, është angazhimi i një ekipi që nuk ka ndalur kurrë – i udhëhequr nga një kryetar kampion, një mik i pashoq; e një bashkëpunëtorë që të motivon.
Sot, Lipjani nuk është thjesht një komunë më shumë. Është një model i qeverisjes së mirë në Kosovë. Model i LDK-së. Dhe kjo nuk ka ndodhur rastësisht. Ka ndodhur sepse kemi pasur njerëz që dinë, që punojnë, dhe që shërbimin ndaj qytetit e ka parësor.
Prandaj, si gjithëherë, edhe këtë herë, Imri Ahmeti +4!
Me të parën!