Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në emisionin Context të ATV-së ka thënë se “qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave”.
Kështu ka thënë Abdixhiku pas deklarimeve të presidentit të Francës, Emmanuel Macron për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Abdixhiku ka thënë se janë tri të vërteta të trishta dhe se lajmi i keq është deklarata e presidentit francez Macron.
“E para vërtetë e trishtë është fakti që ne jemi në një pozicion që duhet pritur prej një fuqie të rëndësishme Evropiane, në dyshen e parë të Evropës, një pozicion qortues ndaj Kosovës pas 24 shtatorit. Sot jam ndier keq shumë sepse qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizim të vizave. E kanë merituar në vitin 2016 e meritojnë sot e gjithmonë. Mund të flasim për përgjegjës kush ka faj e kush jo, është një faturë e dëmshme për qytetarët e Kosovës.” – ka thënë ai.
Tutje ai ka reaguar edhe ndaj qasjes ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, duke thënë se është lajm i trishtë.
Abdixhiku po ashtu ka thënë se Kosova u protretizua si vend që nuk e mban fjalën.
“Fakti që jemi në një diskutim të tillë potencial është bukur lajm i trishtë. E vërtetë e trishtë e dytë, ne u portretizuam si vend që nuk e mbajmë fjalën. Kjo deklaratë po vjen nga një fuqi si Franca. Ky është lajm shumë i keq për Kosovës. E vërteta e trishtë e tretë është reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme.” – ka thënë ai.